×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”: Raportet politike me Amerikën janë të “krisura”

    FrontOnline
    29 Korrik 2024

    Kosova dhe Amerika nuk i kanë aktualisht raportet më të mira politike. Raportet e tilla tashmë janë krisur. Fatmirësisht, raportet e tilla nuk janë krisur asnjëherë midis popullit kosovar dhe amerikan, por ndërmjet institucioneve. Kështu ka deklaruar në një intervistë për portalin “FrontOnline” kreu i Shoqatës “Miqtë e Amerikës’.

    Sipas tij, ishte kohë e artë kur Kosova dhe shqiptarët kishin raportet më të mira në Ballkan me SHBA-të, ndërsa tashmë edhe Serbia duke lobuar fuqishëm i ka përmirësuar raportet politiko-diplomatike me Amerikën.

    Ai thotë se lidershipi politik në Kosovë nuk duhet të rreshtohet në përkrahje të një kandidati për president, siç ishte vepruar në këtë kaluarën.

    Rexhepi: Krisja e raporteve Kosovë-SHBA si pasojë e veprimeve të gabuara dhe të pa koordinuara me aleatët

    Se raportet Kosovë-SHBA janë krisur e thotë edhe kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

    Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se raportet politike janë të krisura në mes institucioneve e jo popujve.

    Rexhepi fajin për krisjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA e ka hedhur tek veprimet e institucioneve që sipas tij, kanë qenë të gabuara.

    Rexhepi thotë se mos koordinimi me faktorin ndërkombëtar është pasuar me ftohje të raporteve.

    “Raportet politike me Amerikën fatkeqësisht janë të krisura, por këto krisje edhe pse nuk janë në rregull, fatmirësisht janë në mes të Institucioneve e jo në mes popujve. Kjo ka ardhë si pasojë e deklaratave e veprimeve shpesh herë të gabuara nga Institucionet e Kosovës. Për shkak të veprimeve politike në terren, pa u koordinu me faktorin ndërkombëtar, e posaçërisht me SHBA-të. Institucionet kanë pas të drejtë në veprime të tilla, por unë mendoj që nuk është bërë në mënyrën e momentin e duhur politik e kohorë”, deklaroi Rexhepi.

    Agim Rexhepi: Ta nxisim lobin shqiptar në Amerikë të veprojë fuqishëm

    Kreu i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi duke folur për Front Online ka treguar se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për të përmirësuar raportet me SHBA-të.

    Rexhepi thotë se nëse ka rezerva, Qeveria duhet të ketë shumë propozime karshi përfaqësuesve të SHBA-ve.

    “Duhet të jenë koherent me veprimet e deklaratat e SHBA-ve e aleatëve të tyre. Nëse kanë rezerva Qeveria duhet ti ketë 10,20,30 kontra propozime ndaj përfaqësuesve të SHBA e atyre ndërkombëtar. Mos të presin pasi të merren vendimet të reagojnë ngase atëherë është vonë”, theksoi Rexhepi.

    Institucionet duhet të krijojnë ura të fuqishme me senator e zyrtar të lartë të Amerikës, thotë Rexhepi.

    “Duhet të tentojnë t’u paraprijnë proceseve. Të krijojnë ura të fuqishme me Senatorë, Kongresistë e zyrtarë të lartë. Ta nxisin lobin tonë të mrekullueshëm në SHBA të veproj më fuqishëm. Të bëjnë marketing të fuqishëm politik nëpërmjet gazetarëve në mediat amerikane”, thotë ai.

    Rexhepi: Serbët lobuan shumë, e rritën ndikimin në politikbërjen amerikane

    Ishte kohë e artë e Kosovës kur Kosova dhe shqiptarët kanë pasur raportet më të mira në Ballkan me SHBA-të.

    Kështu po deklaron kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

    Ai thotë se pas luftës nuk kapëm hapim diplomatik, por pati veprime për kapjen e pushtetit.

    Rexhepi tha se ambasadorët e konsulentët nuk ja dolën të lobojnë sa duhet për Kosovën.

    “Ajo ishte koha artë e Kosovës. Unë mendoj që ne nuk ditëm ta kapim hapim politiko- diplomatik menjëherë pas lufte, ne jemi marr më shumë me njëri tjetrin e vepruam vetëm për pushtet. Dërguam Ambasador e Konsulent, personalitete që nuk arritën/ditën të lobojnë sa duhet”, u shpreh ai.

    Është handikep i madh për Kosovën që miqtë e përkrahësit e saj nuk jetojnë më, thotë Rexhepi.

    Ai është shprehur i shqetësuar për mungesën e krijimit të miqësisë mes Kosovës dhe senatorëve e kongresistëve të SHBA-ve.

    “Serbët punuan, vepruan, lobuan shumë, dhe unë mendoj se ata arritën që ta rrisin ndikimin në politikbërjen amerikane. Po shumë personalitete miq të dëshmuar të Kosovës e kombit tonë nuk jetojnë më. Ky është një handikap i madh ngase Kosova e kombi nuk e ka përkrahjen e tyre por është një fakt që mua më shqetëson shumë, pak kanë punuar institucionet tona që të krijojnë miqësi (ta kemi përkrahjen e tyre), me Senatorë e Kongresistë të ri”.

    Zgjedhjet në SHBA, Rexhepi: Kosova nuk duhet të rreshtohet politikisht vetëm ndaj një kandidati për president

    Për zgjedhjet në SHBA, për Front Online ka folur kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

    Ai thotë se Kosova nuk duhet të rreshtohet politikisht vetëm ndaj një kandidati.

    Rexhepi ka apeluar tek qytetarët që jetojnë në Amerikë që t’i  votojnë të dy partitë.

    “Institucionet asnjëherë nuk duhet të rreshtohen politikisht apriori vetëm ndaj një kandidati apo partie. Unë apeloj që qytetarët tanë që jetojnë e veprojnë në ShBA e që e kanë të drejtën e votës t’i përkrahin dy partitë me mjete e votë ngase gjatë historisë pavarësisht se cila parti e ka pas pushtetin përkrahja e ndihma në çdo formë nuk i ka munguar asnjëherë Kosovës”, përfundoi ai për Front Online.

    Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi në një intervistë për Front Online ka treguar vetëm disa nga aktivitetet kryesore ka ndërmarr shoqata për ruajtjen dhe thellimin e raporteve shqiptaro-amerikane.

    Rexhepi thotë se me angazhimin 20 vjeçar në shoqatë e ka realizuar premtimin e dhënë për shenjë respekti për veprimet e SHBA-së gjatë luftës.

    Ai tha se karshi aktiviteteve të shumta nuk kanë kërkuar financim nga askush.

    “Premtimin që ia kisha bërë vetit në kohë lufte në shenjë respekti për veprimet e bëra nga SHBA-ja për parandalimin e gjenocidit serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë dhe për veprimet e bëra nga SHBA, karshi interesave të kombit tonë gjatë historisë mendoj se e kam rrumbullaksu me një angazhim 20 vjeçar. E veçantë është se gjatë këtyre 20 viteve aktivitet pandërprerë (edhe në kohë pandemie ne kemi zhvillu aktivitet), kemi bërë me dhjetëra mijëra orë aktivitet vullnetar dhe se nuk kemi kërku e as kemi marrë asnjë cent nga taksapaguesit amerikan (SHBA), me qëllim të sensibilizimit, ruajtjes dhe avancimit të raporteve Kosovë-SHBA”.

     Rexhepi potencon se kjo shoqatë janë ndihmuar me një shumë nga Qeveria e Kosovës.

    “Gjatë viteve me një shumë modeste na ka ndihmuar Qeveria e Kosovës dhe Kuvendet Komunale, shumën e madhe e kam participu nga rezervat vetanake me vetëdije e dëshirë dhe një shumë simbolike nga donatorët e pakët. Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka zhvillu aq shumë aktivitete që e kanë pas këtë qëllim sa që ju e potencuat, por unë po i potencoj vetëm disa”.

     

     

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ajo...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Do të kemi një skuadër bashkërenduese të Komunitetit Politik Evropian nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian për një seri...
    Sport16 Maj 2025
    Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore (World Boxing” Feliks Stamm” që po mbahet në Varshavë...
    Lajme16 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (Guxo), Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Teksa liderët europianë zhvillojnë Samitin në Tiranë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka udhëhequr një protestë në bulevardin “Zogu i Parë”, ku...
    Lajme16 Maj 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Suharekën, ku ka njoftuar rikthimin e Blerim Kuqit në radhët e kësaj partie. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.