×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i SBASHK-ut: Ngritja prej 55 eurosh e pa pranueshme, e kundërshtojmë plotësisht

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pak pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi.

    Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.

    Lidhur me këtë për FrontOnline shtë deklaruar kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj

    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, shprehu kritika lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave. Ai theksoi se nuk kanë bërë ende një analizë të thellë mbi këtë vendim, por disa vërejtje të para janë evidente.

    E para, ai pyeti pse rritja fillon nga janari, dhe e dyta është se, për shkak të ngritjes së çmimeve, është e arsyeshme që të rritet koeficienti, jo vetëm vlera për një gjysmë njësi.

    ‘’ Nuk e kemi bere ende ndonjë analizë të thellë lidhur me vendimin e qeveris për rritjen e pagave mirëpo nga ajo që dimë vërejtja jonë e parë është pse nga janari dhe vërejtja e dytë është plotësisht e arsyeshme bazuar edhe në ngritjen e çmimeve që janë bërë kjo lëvizje në koeficient e jo në vlerë për një gjysmë njësi’’, tha Jasharaj.

    Jasharaj e quajti një rritje prej 55 eurosh nga janari si një “rritje e papranueshme” dhe shprehu kundërshtimin e plotë të sindikatës ndaj këtij vendimi të kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati. Ai theksoi se janë thellësisht të pakënaqur me këtë vendim, sidomos kur ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga janari.

    ‘’55 euro ngritje nga janari është një ngritje e pa pranueshme për në dhe sindikata jonë shpreh kundërshtimin e plotë nda këtij veprimi të kryeministri Kurti dhe ministrit Murati pra jemi thellësisht të pakënaqur me deklaratën e tyre dhe aq më shumë kur ky vendim vlen nga janari ‘’, tha Jasharaj pwr FrontOnline.

    Kryetari i SBASHK-ut përmendi se ata kanë kërkuar nga kryeministri që, të paktën, vlera e koeficientit të rritet me 30% që në shtator ose tetor. Ai përfundoi duke theksuar se një rritje prej 55 eurosh nuk i ndihmon punonjësit të përballen me ngritjet e vazhdueshme të çmimeve

    ‘’ Ne kemi kërkuar nga kryeministri që ë paku vlera e koefcioentit të rritet 30% që në shtator ose tetor.

    Pra SBASHK-u është i pakënaqur me këtë rritje sepse një rritje prej 55 euro nuk i ndihmon askujt të përballen me ngritjet e vazhdueshme të çmimeve’’, pwrfundoi Jasharaj.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.