Mediat greke raportojnë se kreu i Kishës së Greqisë, Ieronimos ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testin e fundit që ka kryer.
Kleriku i lartë është shtruar në një spital të Athinës ku po mbahet nën kontroll nga mjekët dhe shfaq simptoma të mesme.
82 vjeçari Ieronimos është kreu i Kishës në kombin e devotshëm prej 11 milionë banorësh që e identifikojnë veten si të krishterë ortodoksë grekë
Disa ditë më parë Ieronimos është takuar dhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili ka kryer dy testime në 7 ditët e fundit dhe që ka rezultuar negativ.