Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë vizituar sot Kosovën U21 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Dardanët e rinj tash e disa ditë janë duke u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, e cila zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjatë kësaj vizite Ademi ju uroi mirëseardhje lojtarëve të rinj që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën, si dhe i uroi për një fillim të mbarë të kualifikimeve.
Ademi e lavdëroi punën që po bëhet në Kosovën U21, derisa kërkoi nga të gjithë futbollistët që të punojnë me përkushtim, ngase ata janë e ardhmja e përfaqësueses A.
Dardanët e rinj nesër do të luajnë ndeshje testuese me Gjilanin, në mënyrë që ta presin sa më të përgatitur sfidën e parë të këtyre kualifikueseve./FrontOnline/