Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu janë pritur sot (e premte) nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve në vazhdimësi.
Kryetari Policisë në mbarëvajtjen e ndeshjeve, si në ato ndërkombëtare ashtu edhe në ato të nivelit të garave vendore, njofton FFK.
Nga ana e tij, ministri Sveçla u zotua se bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa shprehu kënaqësinë që futbolli ka arritur t’i japë imazh të mirë vendit në arenën ndërkombëtare, duke uruar që sukseset të mos mungojnë as në të ardhmen.
Në fund, kryetari Ademi e nderoi ministrin Sveçla me një fanellë të Kosovës.