Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ai në një postim në Facebook shkruan se rruga drejt kësaj aleance ka qenë e mbushur me sfida por edhe arritje.
“16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë! Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha”.
“Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme. Krenarë për rolin tonë në Aleancë!”, shkruan Vengu.