×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kremlini i konsideron “absurde” raportimet për gjurmë të Noviçokut në shishen e Navalnyt

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri tjera perëndimore thonë se është helmuar me agjent nervor, ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi.

    Ekipi i Navalnyt ka thënë se shishja e ujit është larguar nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ai është sëmurë keq muajin e kaluar.

    Sipas këtij ekipi, në shishe janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë pretendimet, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tyre.

    “Neve na është thënë se ka gjurmë të Noviçokut në shishe, mirëpo ekspertët kanë thënë se nëse vërtet ka pasur gjurmë të Noviçokut në shishe, të paktën personat që e kanë prekur atë apo ata që kanë qëndruar afër do t’i ishin ekspozuar”, ka thënë Peskov.

    “Kjo gjë është në kundërshtim me përfundimet e ekspertëve. Nëse ka pasur shishe, pse është larguar? Ndoshta dikush nuk ka interes që të nisin hetime. Ka shumë absurditet në këtë çështje që na mban larg besimit në këto deklarata, pa pasur prova”, ka shtuar ai.

    Navalny, 44-vjeçar, është sëmurë teksa ka qenë në udhëtim nga Tomsku në Moskë, në fund të muajit gusht.

    Ai është dërguar pas disa ditësh në një spital në Gjermani, ku testet kanë treguar se ai është helmuar me agjent nervor të kategorisë ushtarake të grupit, Noviçok.

    Gjermania i ka kërkuar Rusisë që të sqarojë këtë incident, mirëpo Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen dhe i ka bërë presion Gjermanisë që të ndajë me të provat që tregojnë se Navalny është helmuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.