Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është duke bërë pushime në Mykonos të Greqisë. Nga atje, Luana po poston fotografi të shumta, transmeton FrontOnline.
Sonte, ajo ka publikuar disa fotografi dhe ka vënë një mbishkrim misterioz ku hedh dyshime se është në një lidhje.
“Krejt çka më duhet sonte është dashuria jote”, ka shkruar Vjollca në postimin e saj në Instagram.
Moderatorja është përkujdesur që deri më tani jetën e saj private ta mbaj sa më larg mediave, por mbetet të shihet nëse ndonjë mashkull ka hyrë në jetën e saj./FrontOnline/