Në raportin tre mujor të vlerësimit të Ekonomisë të publikuar sot nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se në fund të muajit mars të këtij viti kreditë jo performuese apo siç njihen në publik kreditë e këqija kanë arritur në 7,7 milionë euro, raporton Front Online.
Në raportin e BQK-së më tutje thuhet se raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive shënoi rënie vjetore në 1.7 përqind nga 1.8 përqind në mars 2023, përkundër rritjes së lehtë të vlerës së kredive joperformuese.
“Vlera e kredive joperformuese ka arritur ne 7.7 milionë euro nga 6.8 milionë në vitin paraprak, mirëpo për shkak te rritjes se lartë të kreditimit raporti i kredive joperformuese ka shënuar rënie. Niveli i mbulueshmërisë së kredive jo-performuese me provizione në mars 2024 u rrit për 4.7 pikë përqindje, në 154.5 përqind” thuhet në raportin e BQK-së, raporton Front Online.