Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e këpucave të punës “Alko shpk” në Podujevë ku ka parë nga afër procesin e prodhimit.Ai thotë se e veçanta e kësaj fabrike është se shumica e puntorëve janë gra.“Si ministër i ofrova përkrahjen time dhe të dikasterit që drejtoj. Theksova se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike do të përfitojnë të gjitha bizneset në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Tahiri, vizituam sot fabrikën për prodhimin e këpucave të punës “Alko shpk” në Podujevë ku pamë nga afër procesin e prodhimit.
Aty u informuam për cilësinë dhe karakteristikat që kanë ky lloj i këpucave të cilat i përmbushin standartet e kërkuara.
I gjith prodhimi aktualisht është për tregun ndërkombëtar.E veçanta e kësaj fabrike është se shumica e puntorëve janë gra.Si ministër i ofrova përkrahjen time dhe të dikasterit që drejtoj. Theksova se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike do të përfitojnë të gjitha bizneset në këtë kohë pandemie.