Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga legjenda e karatesë, Enver Idrizi, kanë vizituar shoqatën “Syndrome Down Kosova”, në shënimin e 6 prillit – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Krasniqi dhe ish-karateisti Idrizi, u pritën nga drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Beqiri-Hajdini dhe bashkëpuntorë të saj, përcjell FrontOnline.
PKrasniqi, duke falënderuar drejtoreshën Beqiri-Hajdini për pritjen dhe përkujdesin e saj dhe të shoqatës për personat me aftësi të veçanta, theksoi se Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë edhe më fuqishëm të mbështesë këtë shoqatë.
Krasniqi u interesua për sfidat me të cilat po përballet shoqata dhe gjetjen e formave të bashkëpunimin, duke u pajtuar që të intensifikohen edhe takimet.
Drejtoresha Beqiri – Hajdini, duke falënderuar për vizitën presidentin Krasniqi dhe ish-karateistin, Idrizi, i njoftoi me ambientet e reja të shoqatës, sfidat me të cilat përballen, si dhe kërkoi që të intensifikohen takimet me KOK-un, në mënyrë që të gjenden mundësi të ndryshme për bashkëpunim.
E pranishme në takim ishte edhe Medina Surdulli, kampione e notit në garat me Syndrom Down.
Në fund të takimit, u ndanë edhe dhurata simbolike./FrontOnline/
https://www.facebook.com/443749529030425/posts/5311942045544458/