×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Vendimi i KQZ-së është politik, po të aplikohej i njëjti kriter duhet të ndalohej edhe certifikimi i “Vetëvendosjes” sepse Kosovën e quanin “shtet të përkohshëm”

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Albert Krasniqi, drejtor i programeve në Organizatën Joqeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë  se  vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe ka shkelur procedurat ligjore dhe ka mohuar të drejtat kushtetuese të këtij subjekti politik për të marrë pjesë në zgjedhje. Ai theksoi se KQZ-ja nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për të ndaluar certifikimin e Listës Serbe, pasi që,  siç thotë ai, vetëm gjykatat kanë kompetencën për të marrë një vendim të tillë.

    ‘’E para në aspektin procedural kjo ka qenë një shkelje ligjore dhe një mohim i të drejtave kushtetuese të këtij subjekti politik për të marrë pjesë në zgjedhje.KQZ-ja nuk ka pasur asnjë bazë ose evidencë për të ndaluar certifikimin e subjektit politik , janë vetëm Gjykatat ato që mund të marrin vendime të tilla, pra që t’ia ndalojnë një subjekti politik të marrë pjesë në zgjedhje’’, tha Krasniqi.

    Ai gjithashtu tha se, nëse Lista Serbe vendos të bëjë ankesë, kjo do të ndodhë brenda një afati prej 48 orësh, dhe më pas, paneli i KQZ-së ka 48 orë të tjera për të marrë një vendim përfundimtar. Krasniqi nënvizoi se, brenda këtij afati kohor, duhej që të përfundonte procesi dhe vendimi për certifikimin e Listës Serbe duhej të merrej pa vonesa.

    ‘’Konsideroj që nëse Lista Serbe bën  një ankesë, do të kenë një afat kohor prej 48 orësh dhe pastaj ky panel ka edhe 48 orë tjera shtesë për të marrë një vendim dhe brenda këtyre 4 ditëve në maksimum do të duhej të përfundojë e gjithë kjo dhe duhet të marrë vendim për të  certifikuar listën serbe’’, deklaroi njohësi.

    Ai theksoi se arsyet për mos certifikimin e Listës Serbe janë të bazuara për faktorim politik  dhe theksoi se është bërë për motive zgjedhore.

    ‘’Arsyet mbi të cilat është bërë mos certifikimi është vetëm politik dhe i bazuar për fushatë zgjedhore’’, theksoi Krasniqi.

    Krasniqi gjithashtu theksoi se nuk mund të përdoret një video apo audio si dëshmi për të hequr të drejtat e certifikimit të një subjekti politik, pasi kjo është një praktikë që nuk është e pranueshme në një proces të tillë.

    Ai shtoi se, nëse do të ishte kështu, duhet të ndalohej edhe Lëvizja “Vetëvendosje” për deklaratat e disa anëtarëve të saj, të cilët kanë thënë se “Kosova është shtet i përkohshëm”, dhe që kjo do të mund të përdorej si arsye për të ndaluar certifikimin e këtij subjekti politik gjithashtu

    ‘’Nuk mundet një anëtar i KQZ-së të nxjerrë një video apo një audio dhe ta përdorë si dëshmi për t’i hequr të drejtën e certifikimit. Nëse do të ishte ashtu do të duhej lirisht që edhe Lëvizjen Vetëvendosje mos ta certifikojmë për shkak se anëtaret e kryesisë së këtij subjekti politik kanë thënë se ‘’Kosova është shtet i përkohshëm’’ dhe mbi këtë bazë duhej tu ndalohej edhe atyre’’, përfundoi Krasniqi.

    A gaboi KQZ-ja me mos certifikimin e Listës Serbe? Flasin për FrontOnline Avokati i Popullit dhe njohësit e procesit zgjedhor

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ngasësit e automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë sonte kanë hasur në vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mediat...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kosova ia ka refuzuar kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq. Kjo është konfirmuar për REL nga Qëndresa...
    Lajme25 Dhjetor 2024
      Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i bëri thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
      Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot e ka formuar edhe Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 9...
    Vip25 Dhjetor 2024
    ‘Vëllai i Madh’ ka vazhduar zemërgjerësinë në nderë të Krishtlindjes tek banorët duke dëgjuar dëshirat e tyre më të thella. Disa nga...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia bëri një “zgjedhje të vetëdijshme” duke nisur një sulm të madh në infrastrukturën energjetike të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë. Drejtori i Klinikës Emergjente...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër mban konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 09:30 në Selinë Qendrore...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Prishtinë, 25 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.