Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka uruar Ditën e Flamurit ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, për të cilët tha se malli e krenaria sa vjen e shtohet.
Krahas një video të publikuar ku flet për forcën dhe disponimin e mirë që kanë ish-krerët e UÇK-së atje, Krasniqi shkruan:
“Në ditë të shënuara si kjo, malli dhe krenaria, të dyja, njëkohësisht, vetëm vijnë e shtohen për heronjtë tanë në Hagë. Urime 28 Nëntori Çlirimtarë”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.
“Ata janë shumë mirë, në një disponim të pabesueshëm përkundër faktit që janë prapa grilave. Janë njerëz me material tjetër të ndërtuar them unë, s’janë si na dhe kjo s’vlenë vetëm për ata dy vlenë edhe për Bacën Jakup e për Rexhën dhe të tjerët që janë aty me ta”, thotë ndër të tjera Krasniqi në videon e publikuar.
Video KËTU