×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon përfaqësuesit e instituteve kryesore evropiane, diskuton për të ardhmen e Kosovës në raport me BE

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka takuar përfaqësuesit e instituteve kryesore evropiane me të cilët ka diskutuar të ardhmen e Kosovës në raport me BE-në dhe stabilitetin rajonal.

    “Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e katër organizatave dhe instituteve kryesore evropiane: Carnegie Europe, Notre Europe – Instituti Jacques Delors, Instituti Gjerman për Punë të Jashtme (DGAP) dhe Instituti Clingendael.”

    Krasniqi ka njoftuar se takimi është fokusuar “në sfidat dhe perspektivat e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe në zhvillimet në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”.

    “Gjatë diskutimit, Kryetari Krasniqi theksoi rëndësinë e një qasjeje proaktive të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe përforcimin e partneritetit me BE-në dhe aleatët ndërkombëtarë. Ai shprehu bindjen se stabiliteti politik dhe një qeverisje e qëndrueshme janë kyçe për të avancuar proceset integruese dhe për të forcuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përfaqësuesit e instituteve pjesëmarrëse ndanë pikëpamjet e tyre mbi mënyrat se si Kosova mund të përfitojë nga dinamika e re në BE dhe SHBA, duke theksuar rëndësinë e reformave të qëndrueshme dhe të një dialogu të fuqizuar ndërkombëtar. Vizita e këtyre instituteve është pjesë e një studimi më të gjerë, i cili do të rezultojë me një publikim analitik mbi rrugën e Kosovës drejt stabilitetit dhe integrimit evropian.”

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Në Xhaminë e Fshatit në Burojë falja e Fitër Bajramit nisi me rikujtimin se ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po...
    Lajme30 Mars 2025
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ku kohë pas kohe pritet të...
    Lajme30 Mars 2025
    Ka nisur falja e namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. Nga ky objekt fetar Klan Kosova po...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2025
    Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në rast të shtrenjtimit për 15 për...
    Lajme29 Mars 2025
    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar...
    Lajme29 Mars 2025
    Mendimi për motin – 28.03.2025 – Trendet dyjavore Javën e parë të prillit, pas të reshurave të shiut fillimisht, në pjesën e...
    Lajme29 Mars 2025
    Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Valdet Gashi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), kishte thënë se lëndët në...
    Vip29 Mars 2025
    Sot është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e “BBVA4”. Moderatori Ledion Liço ka deklaruar se me 19 prill është...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Në Zagreb një 62-vjeçare ka vrarë familjaren e saj 84-vjeçare, konfirmoi policia kroate. Vrasja ka ndodhur në një pallat në rrugën Sijeçanjska....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.