Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se Qeveria nuk rrëzohet edhe nëse Gjykata Kushtetuse vendos që deputeti Etem Arifi e ka humbur mandatin para se të merrte pjesë në votimin e Qeverisë Hoti.
Krasniqi e ka marrë shembull rastin kur Kushtetuesja kishte konstatuar se zgjedhja e Behxhet Pacollit si President ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, por nuk ishin anuluar vendimet e tij.
“Kësisoj, Gjykata nuk i ka anuluar vendimet e Pacollit të cilat i kishte marrë në cilësinë e Presidentit, pavarësisht që ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën. Një prej këtyre vendimeve të Pacollit si President është edhe nënshkrimi i Dekretit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Republikën e Çekisë, e cila edhe sot është e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Edhe sikur të ndodh që Gjykata Kushtetuese të vendos që deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin para se të merrte pjesë në votimin e Qeverisë Hoti, nuk të mund të anulojë vendimet e Kuvendit në të cilat ai ka marrë pjesë përmes votimit.
Në rastin kur Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se zgjedhja e Behxhet Pacollit ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, Gjykata nuk kishte marrë vendim me efekt retroaktiv, por që vendimi kishte hyrë në fuqi në ditën e publikimit.
Kësisoj, Gjykata nuk i ka anuluar vendimet e Pacollit të cilat i kishte marrë në cilësinë e Presidentit, pavarësisht që ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën. Një prej këtyre vendimeve të Pacollit si President është edhe nënshkrimi i Dekretit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Republikën e Çekisë, e cila edhe sot është e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.