Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur dje në takim anëtarin e Bordit të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), Marku Zuniq, nënpresidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitare (EUSA), Haris Pavletiq, drejtorin sportiv të Akademisë së Federatës së Sportit Universitar të Kroacisë, Nikola Vinçetiq, si dhe familjen Cana, Lorik Canën, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe babain e tij, Agimin.
Pjesë e takimit ishte edhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi, si dhe drejtuesit e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK), kryetarja Diellza Shaqiri Kelmendi, sekretarja e përgjithshme, Venita Smakaj, dhe dekani Musa Selimi, anëtar i Bordit të FSUNK-së dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, përcjell FrontOnline.
Drejtuesit e FISU dhe EUSA, po qëndrojnë në Kosovë për të parë nga afër përgatitjet që FSUNK po i bënë me rastin e organizimit të Kampionatit Botëror për Universitete në hendboll, që vitin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5702930353112290?__cft__[0]=AZUqoghaWLzQaF0v_neHZQrys2X9cQvHitx5GPFNmof78K9DkRK1SzMzqiXxYRXD4iBblKOhEVQw5olpoPOTXc2OQugINFPNkrlr9VuU5heDgNjSWIxELpDO33NDZ5yJL2tC4u0ixag9DanJ_ZZ6b_wp&__tn__=%2CO%2CP-R
Krasniqi që shoqërohej nga këshilltari i tij, Besim Aliti, njëherit menaxher sportiv në EUSA, falënderoi drejtuesit e FISU dhe EUSA për vizitën në KOK, derisa shprehu falënderimin për dhënien e organizimit të Kampionatit Botëror FSUNK-së, për çka shprehu përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut në organizimin e kësaj ngarje, për të cilën shtoi vlerësoi se ka rëndësi të madhe jo vetëm për sportin tonë, por në përgjithësi edhe për vendin tonë.
Krasniqi po ashtu falënderoi familjen Cana për vizitën dhe përkrahjen që po i jep organizimit të këtij kampionati, si dhe proceseve tjera nëpër të cilat po kalon Lëvizja Olimpike në Kosovë.
Mysafirët nga FISU dhe EUSA shprehën kënaqësinë e të qenit në Kosovë, derisa vlerësuan lartë të arriturat e sportit tonë, duke shprehur besimin se botërori i hendbollit do t’i hap rrugën Kosovës për të marrë organizimin edhe të ngjarjeve tjera madhore./FrontOnline/