Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në 25-vjetorin e themelimit të partisë, priti në takim bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumnijen dhe të Kadri Veselit, Violetën.
Krasniqi shprehet se urimet që i shkëmbyen, nuk ishin të plota, sepse ndjehej mungesa e dy liderëve.
“Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën. Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë”, shkruan Krasniqi në Facebook.
“Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë”