Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).
Drejtuesit e FSUNK-së, të udhëhequr nga kryetarja, Diellza Shaqiri – Kelmendi, uruan Krasniqin për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, derisa bashkërisht diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSUNK-së, përcjell FrontOnline.
Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi, njëherit anëtar i Bordit të FSUNK-së./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5353560744715921?__cft__[0]=AZXxVQfRzNKJ-o1Q6Gtzg2yeWom5pu5H9nr-UuvHS7PgIAMEE_3hqeoZb6AxgfKp1MQ5pleNKo3m7E5MCvrE2HlJ7vqrdLHSQ9reM9pVw4PwhileOVmQIfmTat9J-fThzfdstRb8B4_R_w1OJ0mb3e-f&__tn__=%2CO%2CP-R