Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ditën e sotme është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ndau detaje nga ky takim dhe çështjet të cilat janë diskutuar.
“Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Krasniqi.