×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi përkujton Ilaz Kodrën: Ndër të parët që i dha jetë UÇK’së, ai qëndron në themelet e lirisë sonë

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra në 26 vjetorin e rënies së tij, duke bërë homazhe në kullën e këtij të fundit në Prekaz.

    Krasniqi, ka thënë se Kodra ishte ndër të parët që i dhanë jetë UÇK-së, dhe se ai qëndron në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

    Postimi:

    Liria nuk është dhuratë – ajo është amanet i shenjtë që fitohet me gjak dhe ruhet me përkushtim.

    Një nga ata heronj që nuk hezitoi të niste luftën për liri, pa kursyer as jetën e tij, ishte Komandant Ilaz Kodra.

    Në 26-vjetorin e rënies së tij heroike, sot bëra homazhe në kullën e tij në Prekaz – aty ku historia e re e Kosovës mori drejtim.

    Ilaz Kodra ishte ndër të parët që, krah Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kulla e tij u shndërrua në simbol të bashkimit dhe vendosmërisë për liri – një vatër nga ku u ndez zjarri i qëndresës sonë.

    Së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së, Ilaz Kodra qëndron në themelet e lirisë sonë dhe shtetit tonë të pavarur.

    Prekazi, familja Kodra, Kosova dhe gjithë shqiptarët do të jenë përherë krenarë për këtë bir të madh të kombit.

    Lavdi e përjetshme Komandant Ilaz Kodrës!

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.