Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka përgëzuar Herolind Nishevcin për medaljen e parë evropiane për senior, duke i uruar fat dhe suksese atij dhe karateistëve tjerë, edhe në turneun kualifikues për LO “Tokio 2020”, që muajin e ardhshëm mbahet në Paris të Francës.
Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ishte i pranishëm në Evropianin e Poreçit, ku përkrahi karateistët tanë, të cilët do të kthehen me një vend të tretë, një të pestë dhe një të shtatë./FrontOnline/