×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për Qeverinë: Mosmirënjohës, veriun e ruajnë ushtarët amerikanë

    FrontOnline
    01 Janar 2025

    Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke kritikuar qeverinë për qëndrimin e tyre në raport me zhvillimet e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka vënë theksin tek roli i ushtarëve amerikanë të KFOR-it, të cilët, sipas tij, janë garantët kryesorë të sigurisë dhe të infrastrukturës kritike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

    “Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri dhe na e ruajnë infrastrukturën dhe kufirin, ndërsa disa qeveritarë shesin poza, si gjoja garantë të sigurisë në veri. Këta qeveritarë e kanë tejkaluar çdo kufi të abuzimit në këtë temë, duke injoruar rolin vendimtar të KFOR-it për sigurinë në Kosovë. Mosmirënjohës, bre!” shkroi Krasniqi.

    Kritikat e Krasniqit vijnë pas një incidenti ku një sulm me bombë dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, një pjesë kritike e infrastrukturës ujore në veri të vendit. Pas sanimit të dëmeve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, publikuan një video në Facebook ku shfaqeshin duke pozuar pranë kanalit.

    Sipas Krasniqit, përpjekjet e disa qeveritarëve për t’u shfaqur si garantë të sigurisë në veri janë të pabaza dhe anashkalojnë faktin se paqja dhe siguria në atë zonë janë të mbështetura në masë të madhe nga misioni i NATO-s, veçanërisht nga ushtarët amerikanë të KFOR-it. Ai e konsideroi këtë qasje si “tejkalim të kufijve të abuzimit” dhe mungesë mirënjohjeje ndaj kontributit ndërkombëtar në Kosovë.

    Ngjarjet e fundit kanë rikthyer vëmendjen mbi ndjeshmërinë e situatës në veri dhe rolin vendimtar të faktorit ndërkombëtar në menaxhimin e saj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë...
    Të tjera
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...
    Lajme04 Janar 2025
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar betejën për hotelin "Grand", në Gjykatën e Arbitrazhit. Pacolli ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Kosova së shpejti pritet të furnizohet me helikopter dhe dron të cilët janë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit në...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New...
    Lajme04 Janar 2025
    Pas një viti, erdhi në shtëpinë e tij. I emocionuar përqafoi shokët e familjarët. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.