Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas publikimit të përgjimit mes deputetes Kusari-Lila dhe kriminelit Millan Radojçiq.
Ajo akuzoi Kryeministrin Albin Kurti për koordinim me Radojçiqin për çdo veprim dhe votim në Kuvend.
“Koordinimi me kryekriminelin dhe terroristin Millan Radojciq është i qartë. Albin Kurti ka dhënë urdhra për këto veprime. Le të tregojë çfarë kërkesash i ka plotësuar Millanit në këmbim të votave,” tha Krasniqi.
Ajo e cilësoi këtë situatë si “pazare në dëm të Republikës” dhe përfundoi me një thirrje: “Ju ka ardhur fundi, Kryeministër.”