×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për koeficientin: Kurti iu dha edhe një goditje punonjësve të sektorit publik

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot, përmes zbulimit të koeficientit të pagave në vlerë prej 105 eurove, Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dhënë edhe një goditje tjetër, këtë herë afatgjate, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që punojnë në sektorin publik.

    Tutje, i pari i PDK-së vlerëson se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në gjendje të mashtrojnë edhe publikisht në lidhje me pagat, përqindjet dhe rritjet që janë bërë.

    “Ajo që po proklamohet si rritje, në fakt është manipulim dhe lojë fjalësh. Ku thirren në rritje, nuk ka kujdestari, shujta, mëditje, bonuse dhe ka mashtrime të krahasimeve bruto dhe neto. Ku nuk ka rritje, ka zbritje të ndjeshme dhe degradim të profesioneve e pozitave të rëndësishme të shtetit”.

    “Para se gjithash, ky vendim i Qeverisë, cenon mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, atyre që me punën e tyre të dinjitetshme dhe të palodhshme mbajnë gjallë dhe në këmbë funksionimin e shtetit tonë”.

    “Të gjithë, pa përjashtim, kanë merituar më shumë se sa kjo Qeveri u ka ofruar. Ky vendim, në krahasim me krizën ekonomike dhe inflacionin e madh, nuk u plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”.

    Sipas tij, ky vendim është thirrje për rritje të numrit të atyre qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga vendi dhe, rrjedhimisht, përcaktim për dëmtimin e ekonomisë dhe funksionalitetit të shtetit tonë.

    “’T’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje’ – thoshte Kryeministri Kurti me 1 mars të vitit 2018. Ndërsa sot, ai rriti pagën e tij në 1785 euro. Pra sipas gjuhës së tij, ai bëri vjedhje”.

    “Sonte, nëse asnjë qytetar tjetër i vendit, të paktën ai mund ta bëjë gjumin i qetë dhe i lumtur, sepse mirëqenia e tij është përmirësuar”.

    “Fatkeqësisht, për pjesën tjetër të popullit, sonte është vetëm nata e para e një realiteti të ri e të dhembshëm!”.

    Vlera e koeficientit/Paga e ushtarit është dashtë të jetë 650 euro e lart

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.