×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar masakrën e 9 prillit të vitit 1999 në Lagjen e re dhe Rakoc të Kaçanikut, ku ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë të pafajshëm.

    Krasniqi tha se në këtë zie, kujtimi për ta nuk është vetëm detyrim moral, por amanet që i obligon të mos harrojnë dhe të mos ndalen në rrugën e drejtësisë.

    “Në këtë ditë zie e krenarie, përkulemi me nderim para kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të Lagjes së Re dhe Rakocit. Kujtimi për ta nuk është vetëm detyrim moral, por amanet që na obligon të mos harrojmë dhe të mos ndalemi në rrugën e drejtësisë, dinjitetit dhe zhvillimit të vendit tonë,” u shpreh Krasniqi.

    Ai shtoi se PDK-ja do të jetë gjithmonë në ballë të përpjekjeve për ta ruajtur të gjallë kujtimin për të rënët dhe për ta çuar përpara vizionin për një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe demokratike.

    “Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe në respektimin e përhershëm të atyre që sakrifikuan jetën për atdheun”, përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.