Trajneri i Besës së Pejës, Leotrim Krasniqi e ka komentuar humbjen e sotme nga Arbëria e Dobrajës.
Në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, skuadra pejane u mposhtë 2:1 nga Arbëria, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, pavarësisht humbjes, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Pjesën e dytë shënuam gol, në të dyja pjesët ishim mirë dhe unë sot jam i kënaqur nga lojtarët, pasi e kanë kuptuar tashme se çfarë duam në çdo ndeshje që po hyjmë. Kurse sa i përket lojes ishim mirë nga të dyja taboret”, deklaroi Krasniqi në “Art Sport”.
“Për vitin që vjen do të punojmë për t’u ngritur sërish në elitë dhe do të fuksohemi edhe tek pjesa individuale, por edhe tek ajo grupore që të komponohemi për nje ngritje në elitë”, shtoi ai./FrontOnline/