×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi pas dështimit të seancës: Kjo është pengmarrje e shtetit, Kurti s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar VV-në për situatën në Kuvend, duke thënë se është e turpshme se si për ‘’teke të një personi të një kandidati të një deputeteje me mbetë peng shteti, kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teka të një partie dhe të një njeriu e të një kandidat’’.

    Krasniqi ka thënë edhe se fakti që Kurti ‘’s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm është duke e mbajte peng shtetin dhe institucionet edhe Kuvendin’’.

    ‘‘Kjo vërtetë është tashmë e pakuptimtë është e turpshme që për teke të një personi të një kandidati të një deputeteje me mbetë peng shteti, kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teka të një partie dhe të një njeriu e të një kandidati. Sikur të donin zgjidhje kanë pas mundësi edhe sot, të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër që ta ndërrojnë kandidatin, sepse nuk imponohet kandidati kur se ki shumicën. Problemi themelor është pra që këta nuk kanë shumicë, dhe fakti që Albin Kurti s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm është duke e mbajte peng shtetin dhe institucionet edhe Kuvendin, kjo është e papranueshme’’, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka deklaruar se ka edhe deputetë të tjerë nga VV-ja si Haxhiu, që PDK-ja s’i voton, dhe se Kurti qëllimshëm po e mban bllokadën.

    ‘‘Sikur zonja Haxhiu ka edhe tjerë aty në radhët e VV-së që ne nuk i votojmë. Ka mjaftueshëm, ka kolegë të opozitës që kanë dhanë emra të caktuar që i votojnë. Albin Kurti po don qëllimshëm me majt bllokadën’’, ka deklaruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Ramiz Kelmendi, pronar “Elkos Group-ETC”, shpreh shqetësimin se faturat e reja, edhe pse ende nuk janë pranuar plotësisht, do të jenë më...
    Lajme29 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj pasi që i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare në Merdarë....
    Lajme29 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se nuk ka krizë në Kosovë, ndërsa vendi pret vazhdimin e 23-të të seancës konstituive e...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevё e  Klinës a dorëzuar në stacionin policor në këtë qytet një kuletë të cilën e kishte...
    Lajme29 Maj 2025
    Edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar disa herë nëpërmjet protestave shtrenjtimin e rrymës, kanë thënë se kanë pranuar ankesa...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    SHBA-të i kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të mos ndërmarrë veprime kundër Iranit, gjë që do të rrezikonte negociatat...
    Lajme29 Maj 2025
    Bashkimi Evropian po përjeton një nga momentet më pozitive në perceptimin publik të dekadave të fundit. Sipas sondazhit më të fundit të...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset e Kosovës do të protestojë sot kundër vendimit të ZRrE-së si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë,...
    Lajme29 Maj 2025
    Fundi i muajit maj ka sjellë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike për konsumatorët e KEDS-it, pasi që prej fillimit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.