×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Nëse VV s’mundet ta formojë Qeverinë, radha është e jona

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se janë të gatshëm t’u ofrojnë qytetarëve dhe vendit një qeveri tjetër.

    Ai ka thënë se nëse VV nuk mund ta formojë Qeverinë, radha është e PDK-së.

    “Është një radhë shumë normale e legjitimitetit që, në rast se i pari dështon, atëherë i dyti merr mandatin. Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të z. Kurti si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën. Jam i bindur se ai është përtej një figure partiake; është një figurë e pranueshme edhe për partitë e tjera politike dhe qytetarët në përgjithësi, pa dallim të votave që kanë dhënë më 9 shkurt. Do të mund të vendosnim interesat e vendit mbi interesat dhe kërkesat partiake që mund të kenë partitë”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës parasheh që më datë 15 të konstituohet Kuvendi.

    “Nuk është e thënë që ne patjetër të votojmë. Krejt çka presim është që më 15 të propozohet kryetari i Kuvendit, dhe ne të propozojmë nënkryetarët. Pse duhet të jetë problemi të votohet kryetari i Kuvendit? Nuk është telashe të bëhen 61 vota. Unë vetëm shpresoj që do të ketë respektim, së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, dhe Kushtetutës së Kosovës. Të martën, partia e parë duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit – kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk do të ketë asnjë telashe që të bëhen 61 vota.”

    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar të martën liderin e partisë konservatore, Friedrich Merz, pasi arriti të sigurojë postin e...
    Lajme07 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Jacob Granit, për të cilin kjo...
    Lajme07 Maj 2025
    Pas rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në muajt e fundit në Kosovë, sociologu dhe psikologu Adem Shala ka theksuar se pas...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj deputetit Murati, duke e akuzuar atë dhe kolegët e tij për paaftësi dhe arrogancë...
    Sport07 Maj 2025
    Dukagjini dhe Prishtina nuk kanë arritur më shumë se një barazim në ndeshjen që i takoi javës së 33-të në Superligën e...
    Lajme07 Maj 2025
    Pas valës së ngjarjeve tragjike që kanë tronditur vendin që nga fillimi i vitit, eksperti i sigurisë Bedri Elezi u deklarua për FrontOnline për...
    Kronika07 Maj 2025
    Kosova ka hyrë në vitin 2025 me një valë ngjarjesh të rënda , të cilat kanë tronditur shoqërinë dhe kanë  rritur pasigurinë...
    Lajme07 Maj 2025
    Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve në Kosovë, për të mundësuar përparimin e...
    Lajme07 Maj 2025
    Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundeswehr-it Gjerman në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta është duke qëndruar për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.