×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Krasniqi: Ndihma e qeverisë nuk do t’i ndahet punëtorëve, por ndërmarrjes

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 87 milionë eurove nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, prej tyre, 60 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë në Klan Kosova që i gjithë fokusi do të shkojë drejt sektorit privat, pasi sipas tij, ka pasë humbje shumë më të mëdha gjatë pandemisë.

    “Ne po mundohemi, sa kemi kapacitete që të gjithë orientimin ta fokusojmë në sektorin privat. Këto mjete që do të ndahen, vendimi i qeverisë e thotë qartë, kemi mësuar prej Pakos Emergjente kur kanë qenë kriteret shumë të hapura dhe e saktëson që këto mjete do të ndahen për ndërmarrjet private aktive. Në rast se ka ndërmarrje të reja, do të merret numri i punëtorëve të korrikut”.

    “Këto mjete, 60 milionë do të ndahen për kokë të punëtorëve, varësisht prej numrit të punëtorëve që i ka një ndërmarrje private – ai numër do ta diktojë sa do të jetë shuma për një person”.

    Krasniqi ka thënë që kjo do të realizohet shumë shpejt dhe prej këtij vendimi, përjashtohen ndërmarrjet publike dhe ato që e kanë tregun e rregulluar.

    “Shumat nuk i ndahen punëtorëve por ndërmarrjes. Mjetet shkojnë në llogari të pronarit, me qëllim që të subvencionohen pagat e punëtorëve dhe të ruhet fuqia punëtore. Për me funksionu mirë një ndërmarrje private, është normale që duhet të kujdeset ai që i ka punësuar punëtorët”.

    Krasniqi ka theksuar se Qeveria Hoti ka vepruar me mjeshtëri gjatë pandemisë, sepse sipas tij, sa i përket financave asgjë si ka munguar sistemit shëndetësor.

    “Ne kemi planifikuar këtë vit me pasë rritje reale ekonomike rreth 4.5%. Për shkak të pandemisë, fillimisht kemi menduar që ndikimi pandemik do të jetë dy tre muaj dhe në fakt, ne po e shohim jo vetëm në Kosovë që rënia ekonomike është më e madhe”.

    “Në gjithë botën, edhe në Amerikë, disa biznese mbyllen dhe s’mund as shtetit t’i mbajë dhe çka po bëjmë ne përkundër që jemi ekonomia më e vogël. Mos të harrojmë se prej 2.3 miliard, që ka qenë buxheti fillestar, ne kemi ritur shpenzimet për shkak të pandemisë”.

    “Humbjet janë rreth 600 milionë. Qeveria është dashur të bëjë njëfarë mjeshtrie; ne i kemi ndarë çka ka pasë nevojë Ministria e Shëndetësisë për pajisje, barna dhe elemente tjera që nevojitet për ruajten e shëndetit të qytetarëve – asnjë gjë nuk i ka munguar sektorit në kuptimin financioar për t’u dalë në ndihmë dhe për ta përballuar pjesën shëndetësore”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...
    Vip07 Janar 2025
    Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.