×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Krasniqi: MTI ka angazhuar inspektorat të veçantë për inspektimin e makinerisë

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektoratin e tregut, të premten ka inspektuar një kompani në Prishtinë, për të parë nga afër se sa po zbatohet udhëzimi administrativ për makineritë.

    Ministri Krasniqi ka theksuar se kanë angazhuar inspektorat të veçantë sa i përket inspektimit të makinerisë.

    “Sot së bashku me inspektoratin e tregut jemi në vizite të një biznesi “Agribau”, i cili bën furnizimin me makineri për pajisje bujqësore. Duke u bazuar në marrëveshjen e MSA-së që na obligon që të përmbahet përafrimi i legjislacionit të Kosovës në përputhje me BE-në dhe në këtë aspekt ne kemi nxjerr udhëzimin administrativ 02/ 2020 për makineritë. Për këtë arsye së bashku me inspektoratin kemi ardhë të shohim nga afër se sa po i përmbahen këtij udhëzimi administrativ”.

    “Në kuadër të këtij udhëzimi administrativ bizneset tona obligohen që në kuadër të shenjës së konfirmitetit apo importit të i kenë disa standarde. Në këtë rast ne si Ministri e Tregtisë kemi caktuar inspektorat të veçantë sa i përket inspektimit të makinerisë dhe ky inspektorat është i furnizuat me 900 standardizime të cilat kërkohen t’i përmbushin përmes deklaracionëve të tyre gjatë importit të këtyre makinerive. Ne si ministri do të vazhdojmë së inspektuari”, ka thënë ai.

    Derisa drejtori i kësaj kompanie “Agribau”, Naim Berisha, shpreson se ligji për sigurimin e makinerive do të zbatohet me përpikëri.

    “Me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimin e makinerive, ne shpresojmë që ky ligj të zbatohet me përpikëri. Ne kemi 20 kompani që përfaqësojmë nga bota dhe mund të themi se të gjitha këto kompani aplikojnë standardet sipas direktivave të BE-së”, ka thënë ai.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.