×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Mentaliteti i VV-së reflekton qëllimin që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të tyre

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe.

    Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se kur vendimet e institucioneve të drejtësisë janë në favor të VV-së, theksohet rëndësia e respektimit të rendit ligjor. Por, kur vendimet “nuk përputhen me interesat e tyre”, bëhet thirrje për shpërfillje.

    “Kur vendimet e institucioneve të drejtësisë janë në favor të VV-së, theksohet rëndësia e respektimit të rendit ligjor. Por, kur vendimet nuk përputhen me interesat e tyre, bëhet thirrje të shpërfillen procedurat ligjore në emër të “interesit të përgjithshëm” (lexo: interesit të partisë).

    Ky mentalitet reflekton një qëllim të qartë: që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të nevojave politike të partisë. Kjo qasje shihet edhe në synimet për reformën në drejtësi, e cila duket më shumë si përpjekje për të siguruar kontroll mbi këto institucione sesa për të përmirësuar pavarësinë dhe efikasitetin e tyre” – ka shkruar ai.

    Madje, Krasniqi ka cekur se rreziku bëhet më i madh, kur mesazhe të tilla bëhen nga zëvendësministri i Drejtësisë.

    “Rreziku bëhet edhe më i madh kur mesazhe të tilla bëhen nga zëvendësministri i Drejtësisë, i cili në teori duhet të jetë mbrojtës i procedurave ligjore. Por s’ka faj, sepse krahasuar me figurat e “regjimit të vjetër” siç është p.sh. Hajredin Kuqi, ky as rolin e asistentit të tij nuk do të mund ta kryente” – ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Situata në pikat kufitare të Kosovës, ku ka pritje të gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova, s’ka përmirësim, shkruan Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i...
    Lajme04 Janar 2025
    Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.