Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.6+
Ish-zëdhënësi i UCK-së, tha se është trajtuar si kriminel nga Gjykata Speciale, duke ia lidhur duart nga ndërtesa e burgut deri në sallën ku po mbahet seanca.
“Këto procedura qe janë ndjek nga mëngjesi i katër nëntorit e deri këtu janë të papërshtatshme për mua pasi që unë ndihem i pafajshëm dhe asnjë arsyeje nuk ka pasur që jam këtu, ju e dini që për Jugosllavin ka qenë një Tribunalë dhe në atë Tribunal ka pasur të akuzuar nga Kosova unë kam qenë dëshmitar e kamë thënë atë çfarë kam pasur të thamë dhe por të kishte një dëshmi unë jam i bindur se Tribunali i Hagës do të më dënonte, unë e shohë këtë si përpjekje të fundit se në vitin 2006 akademia e shkencave të Serbisë e ka bërë këtë përpjekje të ndërton edhe një tribunal edhe për Kosovën dhe ia arriti qëllimin të krijon një tribunal etnik. Është padrejtësi megjithatë unë po i kuptoj ata njerëz dhe mendoj se edhe unë jam kriminal, unë jam intelektual dhe jam detyruar të luftojë kundër Serbisë, unë ndaj njerëzve kamë pasur qëndrim njerëzore, unë as kaq të padrejtë sa më keni bërë sot nga burgu deri këtu dukë mi lidhur duke më kontrolluar dhjetëra herë unë kurrë nuk ia kamë bërë asnjë njeriu, keni procedura që mund të jenë të përshtatshme për kriminel por jo për mua”, tha Krasniqi