×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Mbështeja që po merr Hamza dhe PDK-ja na jep besim se do të dalim parti fituese më 9 shkurt

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se çdo ditë e më shumë po marrin mbështetje anë e kënd Kosovës.

    “Kjo është hera e parë pas 17 vitesh që e kemi një fushatë të gjatë 30 ditore me qenë se pesë palë zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme dhe rëndom fushata zgjedhore ka qenë 10 ditë, por përtej kësaj, në fakt fushata zgjedhore ka filluar qysh herët. Unë besoj që, mund të flas për PDK-në, që nga fillimi i shtatorit ne kemi qenë në aktivitete të vazhdueshme edhe më parë me qenë se kishim një iniciativë për zgjedhje të parakohshme që nuk u materializua dhe përgatitjet tona kanë qenë të hershme, në kuptimin e mobilizimit tonë strukturor, përgatitjes së programit dhe fushatës së kandidatit tonë zotëri Bedri Hamza si dhe takime të tjera anë e mban Kosovës. Unë mund t’ju them që i inkurajuar shumë me atë që e shoh çdo ditë dhe çdo mbrëmje anë e mban Kosovës, ka një energji shumë pozitive. Tubimet tona janë përtej masovitetit, entuziaste. E shohim një numër të madh të njerëzve që nuk kanë qenë pjesë e tubimeve ndoshta në 2-3 palë zgjedhjet e kaluara dhe duke qenë se kam qenë gjithmonë i involvuar në udhëheqjen e fushatave të partisë që nga viti 2007, e vërej një dallim edhe në kuptim të mbështetjes edhe të energjisë që ma kujton pak a shumë edhe vitin 2014”, u shpreh Krasniqi, në emisionin “Click” në Rtv 21.

    Tutje Krasniqi tha se tashmë në 10-ditëshin e fundit fokusi i tyre është që të jenë sa më afër qytetarëve dhe shumë qyteteve dhe se duke e parë këtë mbështetje që po merr PDK-ja dhe Bedri Hamza, i bën të besojnë se do të dalin fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Por që fokusin aktual e kemi që në 10 ditët e mbetura të shkojmë në sa më shumë vende, të jemi sa më pran qytetarëve për ta promovuar kandidaturën e Bedri Hamzës por edhe programin tonë zgjedhor si dhe për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. Unë jam shumë optimist, e shoh trajektoren e rritjes së PDK-së, mbështetjes për ne, mbështetjes për kandidatin tonë në vazhdimësi dhe normalisht kjo na jep edhe besim edhe forcë për të dal fitues në këto zgjedhje”, theksoi Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Shkurt 2025
    Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka marrë tre vendime në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Komuna e Dragashit ka shënuar një fenomen të pazakontë. Ndonëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano në një intervistë dhënë së fundi, ka folur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë si dhe...
    Bota/Rajoni22 Shkurt 2025
    Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend evropian në...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Policia në Mitrovicën e Veriut e ka arrestuar të shtunën një person pasi e kishte goditur një shofer taksie. Në njoftimin e...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Errico, kryesoi ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit dhe ndarjes së medaljeve...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka bërë një reagim lidhur me debatin që ka nxitur një intervistë e shefit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.