×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Libri i ri për historinë ballkanike katastrofal

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e ka quajtur  librin e ri të historisë ballkanike ide të mirë por me   realizim katastrofal, shkruan Front Online.

    Në këtë botim ka marrë pjesë edhe akademiku dhe deputeti i LDK-së Frahër Demaj.

    “Edhe ky projekt tregon që ide të mira përfundojnë me realizime katastrofale dhe pothuajse idiotike. Ideja që të largohen ato ngarkesat e rënda mes popujve. Mënyra e realizimit është diçka afër të pabesueshmes. Ma dërgoi një mik dhe e lexova pjesën për luftërat ballkanike, pasi aty jam marrë shumë gjatë viteve. Ka qenë katastrfoale. Me deklarata të mbretërve dhe liderëve të rregulluara më së miri. Por cka nuk ka aty? Nuk është dëbimi dhe vrasja masive e shqiptarëve. Autorë amerikanë kanë treguar që 60% e popullsisë shqiptare është larguar nga trojet e tyre. 28% janë vrarë, pjesa e tyre janë dëbuar. Qasja ka qenë zhdukja biologjike. Jo spastrimi etnik. Por zhdukja. Kënd e kanë zënë të gjallë e kanë djegur e masakruar barbarisht”, ka thënë ai.

    Krasniqi ka kritikuar ashpër Demajn, ku është shprehur se personat që i thonë vetes akademik nuk mund ta injorojnë gjenocidin dhe spastrimin etnik që ka ndodhur në Kosovë.

    “Nuk ma ka marrë mendja që historianë që i thonë vetit akademik mund të injorojnë gjenocidin dhe spastrimin etnik.”, shtoi ai. /Front Online/

    Kujtojmë që ky botim është financuar nga BE-ja.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm...
    Lajme08 Janar 2025
    Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për...
    Lajme08 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, prezanton iniciativë inovative për menaxhimin dhe shfrytëzimin e ujërave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një njëvjeçar ka vdekur në Warwickshire, ndërsa dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Ngjarja ndodhi më 7 janar, kur fëmija...
    Vip08 Janar 2025
    Sara ka ngacmuar Drilonin teksa bashkë qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova. Driloni...
    Vip08 Janar 2025
    Sara ka kritikuar ashpër Leo-n lidhur me debatin që ky i fundit pati me Xhenetën ku përdori terme shumë ofenduese për një...
    Vip08 Janar 2025
    Banorët kanë dhënë mendimet e tyre për nominimin e kësaj jave. Të nominuar në këtë javë janë Leo, Rovena, Sara, Xheneta dhe...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, ka reaguar pas kërcënimit të Donald Trump për aneksimin e Kanadasë, duke theksuar se...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dridhi vendin shqiptar dhe më gjerë kur tha se do të bllokojë TikTok për një vit. E...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.