×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: LDK e Vetëvendosje duhet të pastrohen nga mangupat

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka komentuar luftën virtuale mes dy partive politike, VV e LDK.

    Krasniqi ka thënë se këto dy parti së pari duhet ta bëjnë pastrimin nga mangupat që nuk e dallojnë politikën nga sharjet në rrjete sociale. Derisa ka shtuar se ato duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë.

    “ VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat , që nuk e dallojnë politikën nga sharjet e ndyra në fejsbuk. Në opozitë fjala nuk u ka pasur peshë, ndaj kanë folur mbarë e mbrapshtë. Tash kur i kanë fituar zgjedhjet, duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë. Secili duhet ta kuptojë se koalicioni nuk bëhet me presion, por bëhet me harmonizimin e interesave të partive pjesëmarrëse. (Nga sa marr vesh, do t’u duhet të harmonizohen edhe më Listën Serpska!)”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Tutje ai ka thënë se duke fyer figurat me ndikim të LDK-së (në këtë rast Lutfi Hazirin e Isa Mustafën) gjërat vetëm përkeqësohen.

    “Nuk e kam angazhimin tim për kurrfarë simpatie e as antipatie, e kam vetëm ngase VV e LDK kanë përgjegjësi që të formojnë institucionet, për ç’arsye duhet t’i shmangin ndikimet e mangupave. Nëse mangupat vazhdojnë me presione e sharje, dëmi mund të jetë shumë i madh, deri te paraliza e vendit”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot u njoftua për një valixhe të dyshimtë afër një ndërtese banimi sot në Ferizaj. Policia tha se në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta është acaruar sërish ndaj Gjestit, madje mes bërtimash e qortonte ashpër për prishje të qetësisë. Ajo ndër diskutimesh e nxor Gjestin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa të mërkurën e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndihej i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.