×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kritika për ligjin e ri të zgjedhjeve: Kishim paralajmëruar, në Kosovë ka tendenca për t’i prishur gjërat që funksionojnë

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka kritika për ligjin e ri të zgjedhjeve, duke thënë se në Kosovë ka tendenca për t’i prishur gjërat që funksionojnë.

    Krasniqi në një shkrim në Facebook tha se të gjitha këto i kishin paralajmëruar, duke filluar nga numërimi i votave, për të cilat thotë se: “Numërimi i votave të kandidatëve në qendrat komunale të numërimit, ndaras nga votat e subjekteve politike, jo vetëm që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare, por është edhe një operacion i ndërlikuar zgjedhor për të cilin nuk kemi staf të kualifikuar”.

    Postimi i plotë:

    Në Kosovë ka një tendencë për të prishur gjëra që kanë funksionuar mirë. Këtë e dëshmojnë edhe disa ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, për të cilat kishim paralajmëruar me kohë.

    1. Numërimi i votave të kandidatëve në qendrat komunale të numërimit, ndaras nga votat e subjekteve politike, jo vetëm që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare, por është edhe një operacion i ndërlikuar zgjedhor për të cilin nuk kemi staf të kualifikuar. Mezi menaxhohej një QNR, e lëre më 38 të tilla nëpër komuna. Ky ndryshim shkakton vonesa dhe rrit tensionet.

    2. Rritja e numrit të preferencave për kandidatë nga 5 në 10 nuk përputhet me sjelljet e votuesve. Deri tani, ata mezi përzgjidhnin 4 kandidatë nga lista. Ky ndryshim ka krijuar tollovi në vendvotime, duke zgjatur kohën që votuesi kalon në kabinë dhe duke zvogëluar gjasat që kandidatët lokalë të përfaqësohen në Kuvend.

    3. Votimi fizik në përfaqësitë diplomatike është një proces i kushtueshëm, i vështirë për t’u menaxhuar dhe i hapur ndaj keqpërdorimeve. Për numrin e vogël të votuesve që morën pjesë, ky ndryshim nuk ia vlen. Lehtësirat e bëra për votimin me postë në adresat e ambasadave kanë ulur kostot për mërgimtarët, të cilët më parë duhej të përdornin shërbime të shtrenjta postare për të siguruar që vota e tyre të arrinte në kohë në Kosovë.

    4. Zëvendësimi i ngjyrës së padukshme, që detektohej me llampë UV, me ngjyrën e dukshme jo vetëm që nuk funksionoi mirë, por gjithashtu rrit rrezikun për presion ndaj votuesve, të cilët mund të detyrohen të votojnë ose të mos votojnë sipas kërkesave të dikujt tjetër.

    5. Heqja e heshtjes zgjedhore. Edhe pse ka vende që nuk e zbatojnë këtë praktikë, heshtja zgjedhore i jepte votuesve hapësirën e nevojshme për të reflektuar qetësisht para ditës së votimit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është shprehur i kënaqur me kthimin e tij në Prishtinë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë. Krasniqi ka thënë se...
    Lajme17 Mars 2025
    “Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter...
    Lajme17 Mars 2025
    Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, për Express ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur,...
    Lajme17 Mars 2025
    Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka kritikuar ashpër mungesën e kontratave të lobimit për Kosovën, duke theksuar se kjo ka...
    Lajme17 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në takim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.