Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar takimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili u takua me familjen e Ibrahim Rugovës, këngëtaren Shkurte Fejza e Bashkim Jasharin, komandant i FSK-së.
Krasniqi e ka cilësuar këtë si taktikë të re për t’u future në terrenin e kundërshtarëve.
“Taktika e re e Kurtit me gjasë do të jetë tentativa që të futet në terrenin e kundërshtarëve. Me këtë synim ka shkuar në familjen e Rugovës, në ditëlindjen e Shkurte Fejzes dhe ka takuar Bashkim Jasharin. Përveç si gjendje post-truthi, kjo nguti mund të quhet gjendje paniku” – ka shkruar Krasniqi.