Ballkani e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të javës së 28-të, Ballkani ishte sot nikoqir i Besës së Pejës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në Suharekë i takoi Ballkanit me rezultat 4:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi pavarësisht humbjes, u shpreh i kënaqur me futbollistët e tij.
“Jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”, ka thënë Krasniqi në “ArtSport”.
“Nuk humbëm shkaku i paraqitjes sonë, por nga lëndimi i futbollistëve”, tregoi ai.
“Nuk mendojmë për largimin nga liga, jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës”, shtoi trajneri i Besës.
Nga ana tjetër, Bledi Shkëmbi, trajner i Ballkanit, mes të tjerash tregon se çfarë ndodhi në pushimin e pjesës së parë, ku rezultati ishte 1:1.
“Këto ndeshje janë më të vështirat për trajnerët pasi duhet motivuar futbollistët në mënyrën e duhur”, ka deklaruar trajneri nga Shqipëria.
“Pas pjesës së parë, nuk u thashë asgjë vetëm se ata e dinin se duhet angazhuar për të fituar”, thotë ai.
“Më vjen mirë që futbollistët e kuptojnë situatën. Goli i Gripshit ishte për reklamë. Deri në fund, kemi një rrugë të gjatë dhe të vështirë”, shtoi Bledi Shkëmbi./FrontOnline/