Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur sot takim me qytetarët e Lipjanit.
E përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se fuqia e Kosovës qëndron në zemrat e njerëzve të saj, jo në duart e disave në pushtet
“Lipjan, takim me nëndegë dhe qytetarë: Mobilizim. Mbështetje. Fitore! Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet. Prandaj, me 9 shkurt, bashkë me secilin prej jush, do të tregojmë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Krasniqi.