Profesori Universitar, Milazim Krasniqi e ka quajtur të shkëlqyeshëm, fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rreth arrestimeve nga ana e Gjykatës Speciale.
Në reagimin e tij, Krasniqi thotë se konferenca e Kurtit, është dashur të fillojë me fjalët: Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë. Nuk kemi pse të bëjmë gabime të reja.
Krasniqi shton se është rasti ideal për t’i përmisuar gabimet e së kaluarës.
Shkrimi i plotë:Fjalimi i Albin Kurtit për Gjykatën Speciale ishte i shkëlqyeshëm. Për mendimin tim, fjalimi duhej të fillonte me dy fjalitë e fundit: “Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë. Nuk kemi pse të bëjmë gabime të reja.” Kjo vlen për secilin. Vërtet janë bërë shumë gabime në këto 20 vjet. Por ne nuk duhet të mbesim peng të gabimeve. Duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të përmirësohemi vetë. Rasti është ideal: duke mbrojtur bashkërisht vlerat e lirisë dhe të shtetit tonë të përbashkët. Por, mbrojtja efikase e këtyre vlerave mund të bëhet vetëm me veprime konkrete.