Prishtina ashtu siç është pritur pa shumë telashe e ka mposhtur në finalen e parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaldes me rezultat 2:0.
Hero i bardhekaltërve ka qenë Endrit Krasniqi, që i ka shënuar të dyja golat e bardhekaltërve për t’ia siguruar raundin parë në Ligën e Kampionëve, raporton FrontOnline.
Njeriu i kësaj ndeshje, Endrit Krasnqi, për faqen zyrtare të FC Prishtinës, tha:
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Ne gjatë gjithë vitit kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe tani ia dolëm ta kalojmë fazën parakualifikuese. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë kështu, të bashkuar si grup, sepse kjo është forcë e madhe”.
Prishtina në raundin e parë kualifikues do të takohet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros./FrontOnline/