×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi e Rohde zotohen të mbështesin bizneset

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jogr Rohde dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare kanë vizituar kompaninë e prodhimit të aluminit në Fushë Kosovë.

    Nga aty ministri Krasniqi dhe ambasadori gjerman janë deklaruar se do të përkrahin bizneset që të eksportojnë drejt Gjermanisë por edhe vendeve të tjera.

    Ministri Krasniqi është zotuar se përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike do t’i mbështesin bizneset të cilave iu janë krijuar probleme si shkak i pandemisë COVID-19.

    Krasniqi: Zotohemi se do t’i mbështesim bizneset që patën probleme

    “Ishim në vizitë tek një subjekt ekonomik i cili për një periudhë 5-vjeçare ka arritur jashtëzakonisht suksese të mëdha. Biznes si i cili eksporton në shtetin e Gjermanisë, kryesisht merret me prodhimin e aluminiumit do të thotë metale prej aluminit. Nga këtu ne pamë një zhvillim shumë të hovshëm të këtij biznesi. Dhe këtu së bashku me ambasadorin e Gjermanisë ne u deklaruam se edhe pse për shkak të pandemisë shumë biznese vendore por edhe në gjithë botën sigurisht janë prekur nga COVID -19 ne u zotuam që përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike do t’i mbështesim të gjitha bizneset të cila janë atakuar bizneset”, tha Krasniqi.

    Tutje Krasniqi ka vazhduar duke thënë se do të ndërmerren edhe hapa përmes të cilave do të luftojnë ekonominë jolojale që iu bëhet prodhuesve vendorë.

    Krasniqi: Do të ndërmarrim hapa që ta luftojmë ekonominë informale

    “Gjithashtu ne dëgjuam shqetësimet nga përfaqësuesit e këtij biznesi dhe ne sigurohemi që në një të ardhme të afërt në bashkërendim të punëve me kryeministrin dhe ministren e Financave do të marrim hapat e duhur për t’iu dalë në ndihmë dhe për të luftuar ekonominë informale apo ekonominë jolojale që iu bëhet prodhueseve vendorë nga importi i produkteve të ngjashme në vendin tonë”, u shpreh Krasniqi.

    E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jogr Rohde tha se përmes vizitës së sotme dëshmojnë që janë të angazhuar që të përkrahin eksportin kompanive vendore.

    Ndërkaq ka theksuar se kompanitë e vogla dhe ato të mesme janë baza e ekonomisë gjermane por edhe asaj kosovare.

    Rohde: Do t’i përkrahim eksportin e bizneseve kosovare

    “Kam kënaqësinë që sot së bashku me ministrin Krasniqi dhe me Odën Ekonomike Gjermane-Kosovar e të vizitojmë kompaninë ‘Art Aluminum’. Këtu do të kemi parasysh që kompanitë përkatësisht ndërmarrjet e vogla e të mesme janë baza e ekonomisë gjermane e po ashtu edhe baza e ekonomisë kosovare. Përmes vizitës sonë dëshmojmë dhe dëshirojmë të tregojmë që bashkë me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe në bashkëpunim me ministrinë jemi të angazhuar që të përkrahim eksportin e kompanive vendore drejt Gjermanisë por edhe drejt shteteve të tjera”, tha ambasadori gjerman.

    Ndërsa, gjatë ditës së djeshme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.