×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: E kemi obligim ta forcojmë dhe ta mbrojmë Kushtetutën, si themel i shtetit tonë

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si bazë e shtetit të pavarur dhe Sovran.

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik – është reflektim i përpjekjeve tona për liri, për drejtësi dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, tha Krasniqi.

    Ai theksoi se pavarësisht përparimit në 17 vitet e fundit, Kosova ende përballet me sfida në zbatimin e plotë të frymës kushtetuese në jetën e përditshme të qytetarëve.

    “Të gjithë ne, pa dallim, e kemi obligim ta mbrojmë, ta forcojmë dhe ta zbatojmë Kushtetutën – jo vetëm si dokument, por si udhërrëfyes të përbashkët për një shtet funksional, të zhvilluar dhe demokratik”, shtoi ai.

    Në fund, kreu i PDK-së dha një mesazh të qartë për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës:

    “Sepse kush e përbuz Kushtetutën, nuk e sfidon vetëm ligjin – por e mohon vetë idenë e shoqërisë ku sundon e drejta, dhe e vendos veten përballë qytetarit, përballë shtetit dhe përballë historisë.”

    Gëzuar Dita e Kushtetutës!

    May be an image of text

     

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Gjetja e një foshnje të porsalindur pa shenja jete në një deponi mbeturinash në fshatin Butovc, sa tmerroi opinionin publik po aq...
    Lajme25 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Në Facebook, Kurti ka publikuar...
    Lajme25 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj konferencë për media. Nga kjo parti nuk kanë treguar arsyejen e...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë...
    Sport25 Maj 2025
    Fenerbahce Beko ka siguruar titullin e dytë të Euroligës në histori të dielën me një fitore bindëse 81-70 ndaj Monacos në Etihad...
    Lajme25 Maj 2025
    Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, kanë qenë temë diskutimi në takimin...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në...
    Lajme25 Maj 2025
    Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.