×
  • Sport
  • Sport

    Krasniqi e Gjonbalaj: Askush nuk mund të jetë mbi kombëtaren

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është vendim i drejtë.

    Aro Muriq, Florent Muslijas dhe Edon Zhegrovës janë përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës për shkak se kanë thyer rregullat e ekipit.

    Sipas Krasniqit, kjo është e dhimbshme, por ai mendon se të gjithë lojtarët që veshin fanellën e Kosovës duhet ta respektojnë këtë fanellë.

    “Është e dhimbshme por është e vërtetë. Është normale që Federata e Futbollit të Kosovës dhe njerëzit kompetente duhet të marrin masat ndaj tyre”, ka thënë Krasniqi.

    “Këta djelmosha që luajnë për Kosovën duhet ta respektojnë këtë fanellë, shtetin e vet që e përfaqësojnë por jo në këtë mënyrë. Është e pakuptueshme të ndodh kjo. Mund t’i ndodh ndonjë lojtari pa përvojë, por një lojtari që luan në Evropë, këtë gjë është dashur ta dinë. Për mua është shumë i drejtë vendimi për ta. Ata që donë ta përfaqësojnë Kosovën dhe shtetin duhet ta kuptojnë që askush nuk është mbi kombëtaren”, ka theksuar Krasniqi.

    Ai shpreson se Kosova sonte do të triumfojë ndaj Qipros.

    Ndërkohë, edhe analisti i futbollit Malsor Gjonbalaj mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve është i drejtë.

    “Kjo është situate të cilën nuk kemi dashur ta shohim asnjeri dhe askush nuk ka dashur të ndodh kjo gjë. Duhet të kuptohet që fanellë e Kombëtares sonë duhet të respektohet. Ky veprim mendoj se që ka trondit audiencën futbolldashësve dhe gjithë qytetarëve. Ata futbollistë që thyejnë rregulla duhet të dënohen dhe të gjithë duhet ta respektojnë rregullat. Ikja dhe thyerja e rregullave mendoj se është diçka që duhet të ndëshkohet dhe vendimi është i drejtë”, ka pohuar Gjonbalaj.

    Ai beson se ‘Dardanët’ do të mposhtin sonte Qipron, sfidë kjo që luhet në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

    Ndeshja Qipro-Kosova fillon në orën 18:00.

    Nga Rubrika
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Hulumtime20 Dhjetor 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë realizuar matjet zyrtare para duelit të së shtunës (21 dhjetor). Ukrainasi është kampion i padiskutueshëm në...
    Sport20 Dhjetor 2024
    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar arritjet e futbollit kosovar, duke theksuar se pozicionimi i Kosovës në Top 100 të Ranglistës...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.