Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një cicërime në Twitter ka komentuar lidhur me kritikat e Amerikës për Gjykatën Speciale.
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e konsideruan të drejtë deklaratën e Daniel Serwer se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por se një juridiksion të tillë s-po e zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.
“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.
E lidhur me këtë çështje, Krasniqi i PDK-së ka pyetur se a po dëgjon ndokush këtë thirrje.
“Por, a po e dëgjon kush”, ka pyetur Krasniqi në -retweetin- e tij mbi cicërimën e Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuar.
Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së që të hetojë punën e Speciales dhe që Ëashingtoni të ndërprejë bashkëpunimin nëse gjejnë që kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët.
Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.