Ditëve të fundit kanë bërë bujë ftesat e emisioneve televizive për këngëtarët, hoxhallarët e politikanët për t’i komentuar ndeshjet e “Euro 2020”.
Dje në emisionin “Eurodueli” në RTV Dukagjini, çuditërisht ishte i ftuar për t’i analizuar ndeshjet gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, shkruan FrontOnline.
Zeka në mes të tjerash ka folur edhe për dallimet mes futbollit dhe basketbollit.
Në lidhje me këtë çështje, ai ka bërë një krahasim banal.
“Dallimi mes basketbollit dhe futbollit është se në basketboll i ‘mshojnë’ topit me dorë, kurse basketbollit me këmbë”, deklaroi Zeka./FrontOnline/