×
  • Lajme
  • Lajme

    Krahas Trumpit e liderëve të tjerë botërorë, Osmani shpërndan albumin nga Vatikani

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Në mesin e liderëve botërorë, të shtunën në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Osmani ka biseduar me shumë prej tyre.

    E para e shtetit të Kosovës ka publikuar disa fotografi, ku ndër të tjera shihet duke biseduar me presidentin amerikan, Donal Trump dhe Zonjën e Parë, Melania, me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, klerikë fetarë, e të tjerë.

    “Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut. Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve. Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë”, ka shkruar Osmani sipër fotografive të publikuara.


    Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

    Papa Françesku është varrosur  sot në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë.

    Françesku është Papa i parë në më shumë se një shekull që u varros jashtë mureve të Vatikanit

    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Me ftesë të Kongresit Amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në...
    Lajme24 Maj 2025
    Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë...
    Lajme24 Maj 2025
    Njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, për FrontOnline ka vlerësuar vizitën e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të...
    Të tjera
    Lajme24 Maj 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Shefi i tregtisë i Bashkimit Europian tha se blloku 27-anëtarësh është i përkushtuar për të siguruar një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Gjyqtarja e distriktit amerikan, Allison Burroughs ka lëshuar një urdhër të përkohshëm kufizues që bllokon planin e administratës Trump për t’i hequr...
    Lajme24 Maj 2025
    Xhemal Lanica është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që...
    Lajme24 Maj 2025
    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, realizoi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku që...
    Lajme24 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.