×
  • Vip
  • Vip

    Krah për krah njëri – tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet

    FrontOnline
    15 Korrik 2025

    Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë përsëri në qendër të vëmendjes pas fotove të reja që i kapin së bashku, duke vëetuar dyshimet për një marrëdhënie mes tyre.

    Dyshja, e cila ka qenë temë diskutimi gjatë kësaj vere, duket se nuk po përpiqet më ta fshehë lidhjen e tyre, pasi janë fotografuar në momente shumë të afërta gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.

    Pamjet e publikuara nga “Revista Class” tregojnë Sarën dhe Erikun pranë detit, duke shijuar rërën e bardhë dhe ujin kristaltë, në një atmosferë që nuk lë vend për dyshime mbi natyrën e raportit të tyre.

    Këto imazhe konfirmojnë spekulimet dhe thashethemet që kanë qarkulluar për javë me radhë, se Sara dhe Erik mund të jenë në një lidhje romantike, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike për të sqaruar situatën.

    Përveç pushimeve, dyshja janë parë shpesh në dalje të përbashkëta në Tiranë dhe në evente të ndryshme, duke treguar një afërsi të dukshme mes tyre.

    Ky pushim romantik duket si një konfirmim indirekt i marrëdhënies që ka nisur mes tyre, dhe gjithashtu po i shton kuriozitetin dhe interesin e publikut për historinë e tyre.

    Ndërkohë që ata preferojnë të ruajnë privatësinë, imazhet dhe momentet e kapura nga kamerat nuk kanë lënë dyshime për intensitetin e lidhjes së tyre në këtë fazë.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Gusht 2025
    Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës 01:45. Policia tha se...
    Kronika14 Gusht 2025
    Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht babin e tij në Graçanicë. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka qenë në...
    Lajme14 Gusht 2025
    Në prag të sezonit të ri të ngrohjes 2025/2026, ndërmarrja publike “Termokos” u është drejtuar qytetarëve të Prishtinës me një letër falënderimi...
    Të tjera
    Sport14 Gusht 2025
    Drita do të përballet sonte në sfidën e dytë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa League kundër Steaua të Bukureshtetit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kanidatëve që...
    Lajme14 Gusht 2025
    Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, në një prononcim për FrontOnline ka komentuar  shpenzimet mbi 1.6 milionë euro për blerjen e veturave nga...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kenan Gashi, përfaqësues i shoqërisë civile, në një prononcim për FrontOnline ka reaguar ndaj shpenzimeve të Presidencës, Kuvendit dhe disa ministrive për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i cili kritikon ashpër Qeverinë “Kurti” sa i përket shpenzimeve të luksit, thotë për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Përpos shtatë Ministrive të Qeverisë në detyrë që kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro në blerjen e veturave zyrtare, avazin të tillë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.