×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Veç një kandidat i pavarur në zgjedhjet e shkurtit, pragu i njëjtë 5%

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2024

    Procesi zgjedhor i 9 shkurtit në Kosovë do të shënojë edhe ciklin e 9-të, kur qytetarët e vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës.

    Për këtë garë, KQZ-ja ka certifikuar subjektet politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Derisa partitë kryesore i kanë renditur nga 110 kandidatë e të tjera me më pak, garës si i vetëm, kandidat i pavarur i ka hyrë vetëm një person i cili ishte certifikuar nga KQZ-ja javën e shkuar.

    Sikurse për subjektet politike, pragu zgjedhor është i njëjtë edhe për kandidatët e pavarur. Ata duhet të sigurojnë së paku 5 për qind të votave të përgjithshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

    Sikurse këtë herë, edhe në tri palë zgjedhje, ato të vitit 2014, 2019 dhe 2024 ishte vetëm nga një kandidat i pavarur.

    “Numri i kandidatëve të pavarur për deputet në Kuvendin e Kosovës ka qenë i ndryshëm gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë. Në përgjithësi, që nga zgjedhjet e para për Kuvendin e Kosovës të mbajtura në vitin 2002 dhe deri më tani pas certifikimit të kandidatëve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025, numri i kandidatëve të pavarur për të garuar në zgjedhje është 13”, ka thënë për RTKlive Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

    Ai ka treguar se numri më i madh i kandidatëve të pavarur ndonjëherë, ishte para 20 vjetësh, në zgjedhjet e vitit 2004.

    “Numri më i madh i kandidatëve të pavarur, gjithsej 5, janë certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur në vitin 2004. Në zgjedhjet e vitit 2002 ky numër ishte 3, në ato të vitit 2007 ishte 2, ndërkaq në zgjedhjet e viteve 2014, 2019 dhe 2024 ishte nga 1 kandidat i certifikuar”, tregoi tutje Elezi.

    Por, ka pasur procese zgjedhore që nuk ka aplikuar asnjë kandidat i pavarur e kjo ka ndodhur në tri palë zgjedhje, ato të vitit 2010, 2017 dhe 2021.

     

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar ekipet, që janë duke kujdestaruar në ndërmarrje....
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pas mesnatës shkuan në vizitë të dy foshnjat e para të 2025-ës që...
    Lajme01 Janar 2025
    Ademi njoftoi gjithashtu se, për herë të parë, FFK do të mikpresë mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s, më 13 mars, një...
    Të tjera
    Lajme01 Janar 2025
    Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, të martën....
    Lajme01 Janar 2025
    Më 1 janar 2024 hyri në fuqi lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Pas...
    Lajme01 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me kolegun nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, e bashkëpunëtorë...
    Lajme01 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dje në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë e kishte kanosur drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjakovës,...
    Lajme01 Janar 2025
    Pas liberalizimit të vizave dy nga shtetet më të vizituara nga qytetarët e Kosovës vazhdojnë që të qëndrojnë: Zvicra dhe Gjermania. Këtë...
    Lajme01 Janar 2025
    Një grua ka raportuar se i është dëmtuar vetura nga një plumb qorr. “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Riza Matoshi, Ferizaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.