PZAP-ja ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e votave të 134 vendvotimeve.
Pas këtij vendimi, KQZ do të mbajë sot një konferencë për media.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në orën 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp në QNR.
“Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj një konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të disa vendvotimeve”, ka thënë ai.